Sonte në Gostivar, fillon edicioni i pestë i festivalit të teatrove “Othello”. Ndryshe nga herët e tjera, sivjet do të hapet nga trupa e tetarit të Gostivarit, që për organizatorët paraqet risi.
Për gjashtë netë me radhë, para publikut do të vendosen në skenë shfaqje nga teatro të ndryshme, mesin e tyre edhe teatri i qytetit të Stambollit.
Drejtori i festivalit “Othello”, Argjend Hasani, bën me dije se gjithçka është përgaditur sipas planit dhe protokolleve për shkak të pandemisë, por që edhe në këtë edicion dashamirëve teatrit do të ju ofrohet më e mira.
Berat Saliu, producent i festivalit, shtoi se festivali edhe sivjet do të jetë garues dhe do të ndajë katër çmime; shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë.
Të gjitha shfaqet për gjashtë netë radhazi , do të jepen te Pallati për Kulturë në Gostivar dhe do të fillojnë në ora 20:00.