Gostivar/ Teste të shpejta, me caktim nga mjeku amë

Gostivari është furnizuar me 250 teste antigjene, që japin rezultat për më pak se gjysëm ore dhe me saktësi mbi 95%. Brenda 24 orëve janë bërë  20 teste të shpejta për Covid 19.

Marketing

Nga kjo e enjte, testimet e shpejta do të mund të kryhen vetëm në Laboratorin specialistik pranë Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar, me udhëzim të mjekut amë,  përmes sistemit “Termini im”.

“Lokacionin fillestar e kishim te ambulanta e punës, por edhe pse interesimi ende është i vogël, kushtet adekuate nuk na lejonin testimi të realizohet atje, sepse bëhet fjalë për sigurinë e pacientëve, thekson Aliji. Ai  bëri të ditur se ata që janë në kontrollë te mjekët amë ekzistues në atë ambulantë dhe të rinjtë që drejtohen për testim për Covid 19, nga sot mund të vijnë te lokacioni i ri te Laboratoria Kimike. Testimi do të realizohet vetëm nga ora 15 deri në ora 17 e 30, varësisht nga termini” – tha Abdulkadir Aliji, udhëheqës i laboratori specialistik.

Testimi i shpejtë për Covid 19 nisi nga java e kaluar me organizim të Ministrisë së Shëndetësisë. Për këtë lloj testimi, Gostivari ka përgatitur ekip i cili është trajnuar në Shkup.

Shpejtësia e rezultateve do të thotë që  nuk do të humbet më kohë , dhe  pacientët pozitiv vetëm pas gjysëm ore mund të hynë në izolim duke ulur kështu mundësinë e pasjes së kontaktit me persona të tjerë.

Donacion nga Komuna e Gostivarit, mjete higjienike e maska për spitalin e qytetit

Në ndërkohë,  Komuna e Gostivarit ka bërë një donacion me mjete higjienike me vlerë 30.000 denarë dhe 2.000 maska për Repartin Infektiv në Spitalin “Ferid Murad”.

Që nga fillimi i krizës së koronavirusit, Komuna e Gostivarit ka dhuruar mjeteve që me të cilat janë ndihmuar edhe familjet e rrezikuara ose institucionet të tjera në nivel lokal, ku kontribut kanë dhënë edhe kompani të shumta të qytetit.