Veto bullgare, Pendarovski: Kërkesa që s’janë në marrëveshje

Krerët e shtetit nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare. Kërkesat e Sofjes zyrtare nuk janë të parapara në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë ndërsa pala maqedonase nuk ka nënshkruar asgjë jashtë kësaj marrëveshje që të mbajë përgjegjësi, tha presidenti Stevo Pendarovski. Sqaroi se Marrëveshja si e tillë u ratifikua në Kuvendin republikan edhe më përkrahjen e opozitës.
“Kërkesat bullgare, sa u takon ca bisedimeve për përkatësinë tonë etnike apo gjuhën maqedonase, as që janë pjesë e Marrëveshjes e jo më të kenë ndonjë bazë juridke mbi të cilat, ne, detyrohemi që të debatojmë. Bllokimi bullgar bazohet në kërkesa që nuk janë përmendur, e jo më dakorduar, në Marrëveshjen. Krahas kësaj, Marrëveshja si e tillë është votuar edhe nga opozita, në vitin 2017.”,  tha presidenti Stevo Pendasrovski.
Marketing