Gostivari ndryshe nga ai i Arben Taravarit

Taravari dhe Gostivari nuk shkojnë të dyja bashkë. Secilën ditë zbulohet diçka e keqe për atë qytet që e ”menaxhon” njeriu që kërkon një mandat të dytë shkruan Tetovasot.
Deklaratat e tij i demantojnë fotografitë që janë dëshmi e realitetit atje se ai që flet për të tjerët nuk e ka parë me sy qytetin e vet që po mbytet nga mbeturinat dhe jo vetëm.

Marketing

Kjo foto e dëshmon saktë atë që Taravari mundohet ta paraqet si një imazh ndryshe në qytetin e së ”ardhmes” gjithnjë sipas tij. Por që kjo të bëhet akoma më dëshpëruese ka të bëjë me faktin tjetër sepse Taravari nuk është vetëm një kryetar komune por ai ka postin e dytë më të rëndësishëm në parti ose më saktë ai është më i ekspozuari i vetë partisë.
Ky është Gostivari ndryshe nga ai i Arben Taravarit. Një foto lajm që nuk do fjalë sepse flet fotografia vetë. Tetovasot