Një autor i panjohur dje pasdite ka grabitur automjetin “BMW 530” në rrugën “Lazar Liçenovski” në Shkup duke fituar interes pronësor kundërligjor prej rreth 976.000 denarë.
Siç informon MPB, automjeti ka qenë me targa suedeze, ndërsa në të ka pasur lap-top dhe valixhe me veshëmbathje.
Ngjarjen mbrëmë e ka paraqitur L.Ç. (34) sipas të cilit, grabitja ka ndodhur në periudhën mes orës 14:00 dhe 19:00.
Ndërmeren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.