Grafite naziste në bustin e Titos në Kumanovë (FOTO)

Në bustin e Josip Broz Titos në Kumanovë janë vizatuar sërish grafite naciste. Këto grafite janë vizatuar mbrëmë.

Marketing

Ndërsa për këtë ka informuar edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Ai në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar nga organet kompetente të gjejnë kryerësit dhe t’i nxjerrin para drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është hera e parë për që përdhosen monumentet nga Lufta e Dytë Botërore. Këto akte çnjerëzore nuk do të na ndalojmë të çmojnë të mirat e luftetarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Josip Broz Titos, të cilët luftuan kundër të keqes më të madhe të njerëzimit, fashizmit dhe na mundësuan sot të jetojmë në një shtet të lirë dhe të pavarur, Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar kreu i Kumanovës.

Ndërsa ai gjatë ditës së sotme ka njoftuar se punëtorët e NP “Pastërtia dhe gjelbërimi” kanë rikthyer në gjendjen e mëparshme përmendoren dhe kërkon që asnjëherë të mos përsëritet.

Marketing