Zyrtarë nga Këshilli i qytetit të Mariupolit, të cilët njoftuan për një armëpushim dhe një përpjekje të re evakuimi këtë mëngjes, kanë konfirmuar tani se planet janë ndërprerë, raporton BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ata thonë se bombardimet ruse e kanë bërë të pamundur evakuimin e sigurt të civilëve. Përmes këtij aksioni, pritej që rreth 200,000 civilë të evakuohen.
Qyteti ka hyrë tani në ditën e tij të pestë pa ujë, pa energji, pa kanalizime; rezervat e ushqimit dhe ujit po mbarojnë shpejt.
Presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjet e tij për NATO-n që të zbatojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij.