Cristiano Ronaldo mungon ndaj Manchester City

Në derbin e xhiros së 28-të ndërmjet Manchester City dhe Manchester United mungon ylli i skuadrës ‘së kuqe’ të Mançesterit, Cristiano Ronaldo.

Marketing

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është lënë jashtë për ndeshjen e cila luhet sot ndaj Manchester Cityt.

Ylli portugez nuk do jetë me ‘Djajtë e Kuq’ për shkak të një lëndimi. Lajmin e ka bërë të ditur goal.com. përcjell lajmi.net.

Ekipi i Ralf Rangnick do jetë edhe pa Edinson Cavanin, sulmuesin tjetër të skuadrës.

Trajneri gjerman pritet të ketë probleme në repartin e sulmit me mungesën e dy futbollistëve.