Greva e punonjësve të librave amë, dakordohet K-15 të jetë 60% e rrogës minimale

Sindikata e Pavarur e Zyrës së Regjistrimit dhe Librave Amë ka harmonizuar kërkesat për kontratën kolektive me Ministrinë e Drejtësisë, për çka anulon protestën e sotme para kësaj ministrie.

Marketing

Ministria e Drejtësisë ka rënë dakord që kërkesat në pjesën e pagesës së K-15 të jenë 60 për qind e pagës mesatare si dhe për dasmat që bëhen në Zyrë të tarifohen nëse bëhen të shtunën.

Sindikalistët i japin afat të limituar ministres së Financave deri të hënën për të deklaruar kontratën kolektive. Nëse nuk kanë përgjigje pozitive, bëjnë të ditur se protestat do të ç’vendosen para këtij institucioni.

“Është e vërtetë që mjetet i siguron Ministria e Financave, atje është ministri, ne do të presim. Të gjitha keqkuptimet që kanë qenë me Ministrinë e Drejtësisë janë harmonizuar dhe kontrata kolektive gjatë ditës së sotme ose më së voni nesër do të dorëzohet në Ministrinë e Financave. Shpresoj në reagim të shpejtë nga ana e financave, në të kundërtën paralajmëroj se do t’i bëjmë thirrje të gjitha sindikatave për të bllokuar ministrinë e financave.”,- tha kryetari i KSOM-it, Marjan Risteski.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zyrës së Regjistrave, Toni Millosheski, tha se bisedimet e sotme kanë përparim në më shumë pika të parashtruara si kërkesa.

“Përveç që pagesa e largimit dhe K-15 është 60 për qind e pagës mesatare në nivel shtetëror, kanë pranuar edhe kërkesën që dasmat që bëhen në Zyrë të tarifohen nëse janë të shtunën. “Nga ky muaj askush në Zyrë nuk ka pagë nën minimumin 18 mijë, por ka mbetur rregullimi linear i pagave të tjera.”,- theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur – Zyra e Regjistrave, Toni Millosheski.

Greva e të punësuarve vazhdon, ndërsa Zyra e Librave Amë plotëson nevojat e qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentet e lëshuara nga Regjistri.

Greva e punonjësve në drejtorinë e Librave Amë, do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave për nënshkrimin e kontratës kolektive, rritje lineare të pagave me 30% dhe përmirësimin e kushteve të punës.