Merr fund misteri, sekretet e UFO-ve do të zbulohen javën e ardhshme, si t’i mësoni

Shtëpia e Përfaqësuesve në SHBA do të mbajë një seancë publike mbi UFO-t dhe do të hedhë dritë mbi misteret më të mëdha të galaktikës.

Marketing

Seanca është caktuar për në orën 10:00, të martën e 17 majit.

Komiteti i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve do të marrë fjalën dhe do të zbërthejnë atë që dinë rreth pamjeve të pashpjegueshme për publikun amerikan.

Zyrtarët e Pentagonit dhe drejtorët e inteligjencës do të dëshmojnë.

“Populli amerikan pret dhe meriton që liderët e tyre në qeveri dhe inteligjencë të vlerësojnë seriozisht dhe t’i përgjigjen çdo rreziku të mundshëm të sigurisë kombëtare, veçanërisht atyre që ne nuk i kuptojmë plotësisht,” tha Përfaqësuesi André Carson.

Përfaqësuesi Adam Schiff, kryetar i Komitetit tha se dëgjimi publik do të thyejë “ciklin e fshehtësisë së tepërt dhe spekulimeve me të vërtetën.”

Në seancë gjithashtu do të diskutohet një raport prej 9 faqesh i vitit 2021 mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP).

Seanca do të transmetohet në kanalin zyrtar të Shtëpisë së Inteligjencës në Youtube. Do të jetë seanca e parë e hapur mbi këtë temë që nga viti 1970.