Gripi nuk po ju kalon? Këto janë disa nga gabimet që bëni

Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi me temperaturë, si një tas me supë pule ose një gotë me çaj xhenxhefili.

Marketing

Keni menduar ndonjëherë për ushqimet që e bëjnë një grip të përkeqësohet?

Shmangni ushqimet e mëposhtme kur nuk ndiheni mirë:

Karamelet dhe ëmbëlsirat
Sheqeri dobëson rruzat e bardha të gjakut të cilat janë çelësi për luftimin e infeksioneve. Mos i konsumoni ato dhe gjithashtu lëngjet që përmbajnë sheqer deri sa të ndiheni më mirë.

Karbohidratet
Nëse doni të hani pasta, bukë apo karbohidrate të tjera mendohuni mirë pasi ato treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sapo e thamë më sipër.

Alkooli
Ndikon drejtpërdrejtë në dehidrim. Të jeni i pahidratuar kur jeni sëmurë ndikon në dhimbje më të madhe në trupin dhe kockat tuaja.

Ushqimi djegës
Mund t’iu ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Por mos e përdorni kur keni të përziera sepse vetëm do të përkeqësojë

Fast Food
Ushqimi yndyror mund të shkaktojë inflamacion, duke shtypur sistemin imunitar. Ata gjithashtu mund të jenë më të vështirë për t’u tretur se karbohidratet dhe proteinat, kështu që mundohuni t’i shmangni nëse keni përzierje ose dhimbje barku.