Grubi: Кlimа e mirëbesimit dhe bashkëpunimit me afaristët, mundëson një shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi së bashku me Kryetarin Ali Ahmeti, Kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Shkupit Petre Shilegov dhe të Sarajit Blerim Bexheti ishin sot të pranishëm në hapjen e fabrikës së re për prodhimin e kabllove të kompanisë One Cable në zonën industriale në Saraj.

Marketing

“Bëhet fjalë për investim privat prej 3 milionë euro me makineri së sofistikuar dhe bashkëkohore të prodhimit, me ç’rast përgëzova investitorët Fatmir Etemin dhe Jusuf Kamberin për frymën inovative dhe moderne me të cilën po bëhen pjesë e tregut vendor dhe atij ndërkombëtar” tha Grubi.

Nuk ka odë ekonomike, nuk ka biznes serioz, vendor e të huaj, që nuk ka gjetur dorën e shtruar të partneritetit tek qeveria dhe komunat tona.

Кlimа e mirëbesimit dhe bashkëpunimit që e kemi ndërtuar si qeveri me afaristët mundëson të jetojmë në një shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë, u shpreh njeriu i dytë i Qeverisë.