Grubi: BDI është partia më e madhe në vend me fitore absolute në më shumë se gjysmën e të gjitha komuna

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social thekson se Bashkimit Demokatik për Integrim është partia më e madhe në vend me fitore absolute në më shumë se gjysmën e të gjitha komunave.

Marketing

“BDI është partia më e madhe në vend me fitore absolute në më shumë se gjysmën e të gjitha komunave ku kemi garuar duke përfshirë: Çairin, Haraçinën, Bogovinën, Tearcën, Strugën, Kërçovën, Dollnenin, Sarajin, Likovën, Pllasnicën.
Uroj të gjithë fituesit nga BDI, por edhe ata nga partitë oponente në komunat tjera.
Faleminderoj të gjithë votuesit tanë në gjithë vendin për numrin rekord të votave përballë të gjitha partive tjera politike të bashkuara kundër BDI”, shkruan Grubi.

Marketing