Istrefi e pranoi humbjen në Strugë, Merko fiton mandat të ri

Kandidati për kryetar të Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Idri Istrefi, përmes profilit të tij në Fejsbuk e pranoi humbjen. Si kundërkandidat i tij ishte kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko.

Marketing

“Të nderuar qytetarë, struganë të mi. Kemi luftuar kundër një pushteti të tërë me të gjithë energjinë që e kishim. Por, duket se nuk ishte e mjaftueshme ta fitojmë Strugën. Jeta vazhdon. Së bashku me të dhe angazhimet për ta bërë më të mirën për Strugën, për gjeneratat që vijnë. Do të analizojmë gjithçka se ku kemi gabuar. Do të ketë reflektim më të thellë. Ky zhvillim i ngjarjeve kurrsesi nuk duhet të ndikojë në jetën e struganit të rëndomtë. Por, dëshiroj t’ju falënderoj për besimin tuaj dhe ju kërkoj falje që nuk kam mundur të bëj më shumë”, shkroi Istrefi.

Marketing