Grubi: Dita e Romeve, ditë e ndërgjegjës tonë qytetare

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për
Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi
bashkë me kryeministrin z. Zoran Zaev kanë marrë pjesë në takimin online
me përfaqësues të komunitetit rom me rastin e 8 Prillit, Ditës
ndërkombëtare të komunitetit rom.

Marketing

“Më paraqet kënaqësi që sot me rastin e 8 Prillit, Ditës së komunitetit
Rom, t’i drejtohem qytetarëve në përgjithësi dhe komunitetit rom në
veçanti duke i uruar këtë festë dhe duke ju bërë me dije se procesi i
integrimit të tyre në shoqëri po vazhdon me një intenstitet të lartë dhe
nuk do të ndalet me kaq. Kjo është një shenjë se pa dallim në përbërjen,
programet, ideologjitë e ndryshme të përfaqësuara, fokusi dhe interesi
mbesin të pandryshuar, madje vullneti dhe entuziazmi mbesin në kapacitet
të plotë dhe konsekuent e të përkushtuar ndaj përmbushjes së
rekomandimeve, kritereve dhe obligimeve që rrjedhin nga deklaratat e
ratifikuara universale dhe marrëveshjet ndaj përcaktimit tonë strategjik
për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Europian”, është shprehur
kështu Grubi në fillim të fjalimit.

Sipas tij, synimet për të drejtat e barabarta dhe një jetë dinjitoze
janë mbi të gjitha dëshirë për ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse
ndërsa janë besim i sinqertë se kjo është rruga e përbashkët për në
Bashkimin Europian.

“Sigurisht që edhe dikasteri që unë drejtoj, paraqet shtëpi
institucionale për të gjitha komunitetit dhe përpiqemi që të angazhohemi
për të mirën e përgjithshme, e në këtë rast, për të mirën edhe të
qytetarëve të komunitetit rom. Por, njëkohësisht, ligjet, rregullat,
parimet, të jodiskriminimit, të inkluzionit dhe qasjes varen nga faktori
njeri, prej vetëdijes së ndërtuar dhe ndjenjës së përgjegjësisë.
Nevojitet të kuptohen efektet e dispozitave ligjore konkretisht në
terren, aty ku e gjithë vrazhdësia e inkluzionit të pamjaftueshëm i
pamundëson qytetarët t’i gëzojnë të drejtat mirëpo dhe t’i përmbushin
obligimet. Këto synime për të drejta të barabarta dhe një jetë
dinjitozejanë mbi të gjitha një dëshirë për të ndërtuar shoqëri
gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa janë besim
i sinqertë se kjo është rruga e përbashkët për në në Bashkimin Europian,
si përcaktim për të kultivuar shoqëri të barabartë pa dallime sociale,
etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore”, ka vlerësuar kështu z. Grubi.

Përveç tjerave, z. Grubi të pranishmit në takim i ka informuar edhe në
lidhje me Programin qeveritarë dhe Strategjinë për komunitetin rom që
pregaditet dhe zbatohet çdo vit.

“Qeveria çdo vit përgadit Program për ndarjen e mjeteve nga Buxhetipër
mbështetjen e zbatimit të Dekadës dhe Strategjisë së romëve për projekte
komunale dhe infrastrukturore. Pjesëmarrja politike e tyre në
vendimmarrje në lidhje me avancimin e pozitës së tyre është e rëndësisë
së veçantë pasiqë me këto angazhime arrihet barazim i shkallës së
përfshirjes. Jemi të gatshëm që ta luajmë rolin tonë si ministri
përgjegjëse për komunitetet në shumë fusha në të cilat mund të
ndihmojmë, dhe këtë e kam potencuar edhe gjatë takimit të fundit me
përfaqësues të shoqërise civile nga komuniteti rom, ku theksova se do
jemi derë e hapur për bashkëpunim në të ardhmen për të gjitha
komunitetet në vend përfshirë dhe atë rom”, është shprehur për fund
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi.