Grubi: Ende nuk kanë filluar bisedimet për postet e zv/ministrave

Ende nuk kanë filluar bisedimet për ndarjen e posteve të zv ministrave dhe drejtorive të ndryshme mes koalicionit LSDM – BDI. Presidenti Stevo Pendarovski ka hedhur idenë se zëvendësministrat nuk janë të nevojshëm.

Marketing

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Kanal 5 ka vlerësuar se vendit nuk i duhet zëvendësministra pasi sipas tij nuk janë të nevojshëm duke shtuar se rrallë ka në ndonjë vend evropian që ka zëvendësministra.

“Zëvendësministri është një ngarkesë për buxhetin tonë, unë nuk dua të jem prift, por zëvendësministri nuk është një funksion i domosdoshëm. Është ndryshe për pozicionin e Sekretarit shtetëror”, theksoi Pendarovski në Kanal5.

Ndërkaq, Zv/Kryeministri i parë i Qeverisë nga radhët e BDI Artan Grubi njoftoi se ende nuk kanë nisur bisedimet për ndarjen e posteve.

Ditët në vazhdim pritet ekipimi i plotë i kabinetit të ri qeveritar.