Grubi i bindur: Kërçovën e fiton Fatmir Dehari

BDI si gjithnjë nuk flet me emocione por me faktet e fitores dhe këtë më bindëse e bëjnë edhe sondazhet e shumta . Edhe këto zgjedhje lokale e gjejnë atë më të bashkuar se kurrë në fitoren tjetër, madje edhe Kërçovën.

Marketing

Në vijë të kësaj vetë Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi shprehet se BDI do ta fitojë edhe Kërçovën, edhe Tetovën por edhe Gostivarin.

Grubi duke u ndalur tek Komuna e Kërçovës është i bindur se Fatmir Dehari do të del fitues në zgjedhjet e 17 Tetorit dhe se shqiptarët sërish do të udhëheqin me këtë komunë.

“E keni parë dje që në një Kuvend madhështor, me gjithë kryetarët e Këshillave Vendorë, me anëtarësinë e Degës së Kërçovës dhe në prezencën e liderit z. Ali Ahmeti u zyrtarizua kandidatura e Fatmir Deharit si e vetmja fituese në Kërçovë sepse nuk mund të ketë kandidaturë tjetër tha Artan Grubi.
Ai tha se edhe dallimi është marramendës nga anketat e zhvilluara.

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm që Fatmir Dehari është dhe do të jetë kryetar i Komunës së Kërçovës deklaroi Grubi.

Grubi poashtu tha se edhe Teuta Arifi do fitojë në Tetovë dhe BDI do të fitojë edhe në Gostivar.

Teuta Arifi është dhe do të jetë kryetare aktuale e Komunës së Tetovës edhe pas zgjedhjeve të 17 tetorit për arsye se këtë e dëshirojnë tetovarët dhe kështu janë përcaktuar ata u shpreh ai.

Grubi tha se nga 18 Komuna ku do garojmë 16 i fitojmë pa asnjë dyshim