Grubi: I qëndruam besnik ideologjisë progresive të integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka shpërndarë momente gëzimi nga festa e sotme me kolegët ministra, deputet e gjithashtu ishte i pranishëm presidenti i vendit, Pendarovski.

Marketing

Ky është statusi i plotë:

Pas konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian në Bruksel u mblodhëm sot me kolegët ministra, deputetët, presidentin Pendarovski, miqtë tanë ndërkombëtar nga Bashkimi Europian dhe SHBA-të për të reflektuar mbi suksesin e arritur dhe mbi përgjegjësitë e së ardhmes.

Gjatë gjithë kësaj periudhe i qëndruam besnik ideologjisë progresive të integrimit në BE, proces për të cilin morëm besimin e qytetarëve të vendit, përballuam çdo sfidë, ndërmorrëm vendime të guximshme dhe vulosëm përcaktimin properëndimor të vendit.

Një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne është fillimi i procesit të negociatave me BE-në për të vazhduar punën fuqishëm bashkë, në çdo instancë institucionale për të ardhmen europiane të vendit.