Grubi: Le t’u jetë me fat qytetarëve, fitoi Maqedonia e Veriut (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në paraqitjen para mediave ka deklaruar se qytetarët sonte duhet të jenë të bashkuar pasi me mosvotimin e mosbesimit e Qeverisë, fitoi agjenda euro-atlantike e vendit.

Marketing

“Sonte qytetarët mund të flenë të qetë sepse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ngadhënjyer forcat progresive euro-atlantike, miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Ngadhënjeu vullneti absolut i qytetarëve të këtij vendi për një Maqedoni të reformuar, të integruar, në miqësi me fqinjët, në miqësi midis popujve që jetojnë këtu brenda vendit dhe me perspektivë të pastër, të qartë dhe të padyshimtë euro-atlantike”, tha Grubi, transmeton TV21.

“Le t’ju jetë me fat qytetarëve, sot fitoi Maqedonia e Veriut”, tha më tej ai. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/290859439581709/