Grubi-Meyer:Regjistrimi dhe zgjedhjet do të janë shembullore

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z.Artan Grubi sot ka takuar U.d shefin
e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, z.
Eric Meyer.
Uashingtoni është përkrahësi më i madh i Republikës së Maqedonisë së
Veriut.

Marketing

Grubi dhe Meyer diskutuan për zbatimin e reformave të nevojshme por
shumë të rëndësishme me qëllim funksionimin e institucioneve në mënyrë
të paanshme dhe të pavarur, sundimin e ligjit, përfshirë edhe luftën
kundër korrupsionit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe u.d shefi i Misionit në Ambasadën
e SHBA-ve në Shkup, Eric Meyer gjithashtu kanë biseduar edhe për
procesin e Regjistrimit të popullsisë 2021. Grubi i ka thënë z. Meyer se
ky proces është i rëndësishëm për RMV-në por që është edhe kërkesë e të
gjitha institucioneve ndërkombëtare të cilat nga ne presin që si vend
kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian që jemi, të gjitha hapat e
ardhshëm t’i marrim në bazë të përqindjes së popullsisë e me këtë të
planifikojmë dhe të zbatojmë politikat zhvillimore në vendin tonë.

Në këtë takim Grubi dhe Meyer kanë biseduar edhe për zgjedhjet e radhës
lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Grubi ka informuar
Meyer se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtyre
zgjedhjeve dhe se të njëjtat do të mbahen në frymën demokratike dhe
europiane.

Grubi dhe Meyer kanë këmbyer mendime edhe për tejkalimin e çështjes së
hapur me Bullgarinë fqinje. Ud shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve
në Shkup, Eric Meyer, Grubi i ka thënë se Maqedonia e Veriut është e
gatshme që me plotë konstruktivitet t’i kthehet bisedimeve sapo pala
bullgare të jetë e gatshme.

Zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi falënderoi ud shefin e
Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Eric Meyer për përkrahjen e
vazhdueshme dhe të sinqertë të Amerikës për vendin tonë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe reth Koridorit 8 me ç’rast Grubi njoftoi
mysafirët për ecurinë e procedurave dhe u shpreh i bindur që procesi i
kontratës do të nënshkruhet brenda vitit me kompaninë amerikane Bechtel.