GRUBI: Mohimi i identitetit maqedonas nga Bullgaria, KAMBANË ALARMI për politikën maqedonase ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Argument në TVM2 përballë gazetares Merita Gashi ka deklarua se ndoshta bashkëqytetarët tanë maqedonas tani pas problemit me Bullgarinë do ta dinë që bashkëqytetarët e tyre shqiptar i kuptojnë më së miri se si ata ndjehen.

Marketing

“E dini shqiptarëve ju mohohej e drejta e gjuhës shqipe, e drejta e universitetit, ju mohohej e drejta e flamurit dhe kishte tendenca, jo nga Maqedonia e pas Jugosllavisë, kishte tendenca për asimilim. Ju e dini numrin jashtëzakonisht të madh të shqiptarëve ortodoks të asimiluar në maqedonas, e dini numrin shumë të madh të shqiptarëve katolik gjithashtu të asimiluar në maqedonas, por edhe të shqiptarëve të konfesionit islam duke ua ndryshuar mbiemrat apo detyrimin e tyre që të paraqiten si maqedonas mysliman, kështu që në këtë prizëm të pikëpamjeve që parashtroni vlerësoj që bashkëqytetarët tanë maqedonas do të ndalen për një moment dhe do të shohin që kanë bërë politika të gabuara ndaj fqinjëve të tyre të parë, ndaj shqiptarëve me të cilët bashkëjetojnë, ndajnë të njëjtin diell dhe kanë bërë padrejtësi historike dhe kjo që po ndodh tash me Bullgarinë ndoshta duhet të jetë një kambanë alarmi, jo vetëm për qeverisjen maqedonase por për të gjitha partitë politike në këtë vend”, është shprehur Grubi.

blob:https://www.facebook.com/b94026c2-4417-4519-9949-4f1164722890