Grubi në Haraçinë, vizitoi varrezat e dëshmorëve

Zv/ kryeministri i parë Artan Grubi gjatë qëndrimit sot në Haraçinë bashkë me kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimin dhe kryetarin e komunës Eyüpsultan, Denis Köken vizituan varrezat e dëshmorëve.

Marketing

‘Vizita në Haraçinë nuk është e plotë pa shprehur nderim për dëshmorët e kombit, falë të cilëve jetojmë sot ditët e lirisë dhe barazisë-shkruan Grubi.

Paraprakisht Grubi mori pjeës në lëshimin e ujësjellësit në këtë komunë i cili tregoi vlerën e bashkëpunimeve mes vendit dhe shteteve tjera, të cilat shërbejnë në realizimin e projekteve.