Humb jetën 53-vjeçari, ra nga lartësia teksa kulloste bagëtitë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e madhe në Martanesh.

Marketing

Viktima është identifikuar me inicialet A.B., i cili pas aksidentit u transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes 53-vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtitë. mGrupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.