Grubi: Po ndërtojmë ura, parqe dhe bulevarde në Shkupin tonë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi bashkë me
Zëvendëskryeministrin Bytyqi si dhe kryetarin e qytetit të Shkupit z.
Petre Shilegov dhe atë të Çairit z. Visar Ganiu dhe të Karposhit z.
Stefan Bogoev, ka marrë pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të
bulevardit “Hasan Prishtina”.

Marketing

Para të pranishmëve, Grubi ka thënë se ky është një projekt mjaft i
rëndësishëm për të gjithë.

“I dashur nikoqir, i pari i Shkupit Shilegov, i nderuar kolegë Fatmir,
kryetar komunash, Visar, Stefan dhe gjithë ju mysafir të nderuar, media,
qytetarë. Jam shumë i lumtur që jam sot këtu bashkë me ju për të shënuar
fillimin e realizimit të një proekti kaq të dashur për mua dhe shumë të
dëshiruar nga qytetarët tanë për dekada të tëra. Për këtë projekt dhe
bulevardin Hasan Proshtina me Petren u morëm vesh për dy minuta dhe
menjëherë i siguruam mjetet nga buxheti i shtetit me rebalansin e këtij
viti. Akoma më i lumtur jam që po mund të japim kontribut për ndërtimin
e një përalle të Shkupit ndryshe, të Shkupit më të mirë për të gjithë
ne. Unë isha aktivist i shoqërisë civile kur po thyeja muret ndarëse që
po përçanin qytetin tim si rezultatet i çmendurise monoetnike,
monofetare, monokulturore, monopartiske te quajtur Shkupi 2014”, ka
theksuar Zëvendëskryeministri i parë Grubi, në fjalimin e tij para të
pranishmëve.

Sipas tij, kontributi i dhënë për ndërtimin e bulevardeve, urave e
parqeve është një dallim që krijon barazi e jo ndasi.

“Ndërsa sot, si shërbetor i juaj po qëndroj para jush duke dhënë
kontribut bashkë me Petren për ndërtimin e urave, bulevardeve, parqeve.
Ky është dallimi. I prekshëm dhe i dukshëm. Dallim që krijon barazi e jo
ndasi, që ndërton ura e jo mure. Zgjedhja jonë është më se e lehtë dhe
e qartë, a duam Shkup për të gjithë, a po duam Shkup për ata dhe për ne,
a duam Shkupi të jetë një, a po të jetë i anës së djathtë dhe të majtë
të Vardarit, a duam Shkup të zhvillimit a po të regresit. Përgjigja e
këtyre dilemave ipet më 17 tetor, ndërsa unë jam i bindur që ashtu si po
e nisim punën sot bashkë me Petren, bashkë me të do ta inagurojmë edhe
këtë lidhje dhe bulevard Hasan Prishtina në përfundimin e vet”, ka thënë
më tej Grubi.