Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në
takim në Shkup zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Të dy zëvendëskryeministrat kanë shprehur falenderimin e ndërsjelltë për
takimin ndërsa Grubi është shpreh mirënjohës për kontributin e
Podgoricës gjatë anëtarësimit të vendit tonë në NATO si dhe përpjekjet
që po bëjmë në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Grubi dhe Abazoviç kanë vlerësuar se të dy vendet nuk kanë konteste të
hapura, bashkëpunimi ekonomik duhet të rritet në një nivel më të lartë
pasiqë si gjithë vendet e botës dhe vendet tona përballen me sfida
ekonomike dhe shëndetësore në këto kushte të Pandemisë.
“Shoh identifikimin euroatlantik të Malit të Zi dhe simbolin e
bashkëpunimit rajonal të vendeve tona në figurën e Dritanit si
zëvendëskryeministër sepse ai është element kyç në qeverinë atje, është
garancë për orientimin euroatlantik jo vetëm për Malin e Zi por edhe
gjithë rajonin, dhe është garancë për bashkëpunimin rajonal mes dy
vendeve tona, biseduam dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe mbajtjen e
mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive tona si dhe diskutuam edhe për
krijimin e një forumi të ri të zëvendëskryeministrave të vendeve të
Ballkanit Perendimor të cilin duam ta implementojmë pas të gjitha
proceseve zgjedhore në këtë vend, unë e falenderoj për gjithë
mbështetjen, vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunimin tonë të
ndërsjelltë”, është shprehur kështu në konferencën për shtyp pas
takimit, zëvendëskryeministri i parë Grubi.
Në anën tjetër, shumë falenderim për mikëpritjen ka shfaqur
zëvendëskryeministri malazes Abazoviç, i cili ka thënë se të dy vendet
do të vazhdojnë bashkëpunimin në shumë sfera përfshirë dhe atë ekonomike
dhe shëndetësore, duke e ftuar kështu zëvendëskryeministrin e parë Grubi
për vizitë zyrtare në Podgoricë.
“E falenderoj zëvendëskryeministrin Grubi për mikëpritje, mendoj se
bashkëpunimi dhe partneriteti jonë nuk kishte vetëm korespondim të mirë
por edhe vëllazërorë dhe në këtë moment mund të them se jam mëse i
lumtur që kemi bërë bisedime dhe kemi ndarë idejat dhe pëpruthja jonë
ishte se si duhet të zhvillohet rajoni në të ardhmen, qeveria malazeze
është e kënaqur me bashkëpunimin me qeverinë në Shkup dhe mendoj se
ideja të cilën e ka shfaqur Grubi sigurisht që mund të realizohet, ka
qenë që zëvendëskryeministrat të bëjnë një forum të përbahskët dhe mund
të japim kontribut, sfidat e gjithë vendeve rajonale janë kryesisht të
njejta si ekonomike dhe shëndetësore dhe mendoj se duhet të tregojmë
solidaritet dhe të krijojmë mundësi si gjithë vendet e Ballkanit të jenë
më të suksesshme në rrugën drejtë BE-së, besoj se disa politika liberale
mund të jenë më prezente në të ardhmen, unë e falendeorj dhe njëherë
zëvendëskryeministrin dhe e ftoj të vizitojë Malin e Zi në terminin të
cilin do i konvenojë dhe jam i bindur se dy vendet mund të jenë shembull
i mirë për vendet në rajon që kanë më shumë problem dhe Maqddonia e
Veriut të jetë shembull i bashkëpunimit, jemi të gatshëm për bashkëpunim
dhe ndihem shumë mirë në Shkup në zyrat e zëvendëskryeministrit të parë
dhe së shpejti uroj të shoh në Podgoricë një delegacion i drejtuar nga
z. Grubi, ne do të vazhdojmë me punë sepse qytetarët nuk kanë kohë të
presin”, kështu është shprehur në konferencën për shtyp Abazoviç.