Kosovë, ndalohen dy persona “për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar dy persona për shkak të kryerjes së veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” si dhe “dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Marketing

Siç bën të ditur komunikata nga Prokuroria, gjatë ditës së sotme do të parashtrohet kërkesa edhe për caktimin e masës së paraburgimit për të dy personat me inicialet A.K. dhe S.M, për shkak të veprave penale të kryera.

Prokuroria, tutje bën të ditur se hetimet lidhur me këtë rast është duke i vazhduar ende.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 14 shkurt ndërsa certifikimi i rezultatit përfundimtar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk është bërë ende, ngase kandidatë për deputetë kanë paraqitur ankesa lidhur me procesin zgjedhor në Gjykatë Supreme, e cila ka kohë të përgjigjet deri të premten.