Grubi takon humanistin Halil Kastrati, apelojnë mërgimtarët që të regjistrohen

Në vazhdën e takimeve me liderët e partive politike të Kosovës, zv/kryeministri i parë Artan Grubi ka takuar edhe humanistin dhe kryetarin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. Temë diskutimi mes Grubit dhe Kastratit është regjistrimi i diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Grubi më parë u takua me u.d kryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me kryetarin e ri të zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku me të cilën apeluan te mërgimtarët që të regjistrohen.