Haradinaj thirrje diasporës nga RMV që të regjistrohet

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me zëvendëskryeministrin e pare të RMV-së, Artan Grubi,  i bëri thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohet në këtë proces.
“Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e kam fjalën për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje. Ne duhet të jemi bashkë, të përkrahim dhe të ndihmojmë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kudo qofshin ata, qoftë edhe në diasporë. Sepse me këtë proces, ata do të ndihmojnë veten, do t’i ndihmojnë familjet e tyre, do ta ndihmojnë atdheun e tyre si dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj.