Grubi takon Metën në presidencë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi gjatë vizitës
në Tiranë është pritur në takim nga presidenti Ilir Meta.

Marketing

Rruga e integrimit të përbashkët i Shkupit dhe Tiranë drejtë Bashkimit
Europian ishte një nga pikat e bisedës mes Grubit dhe Metës, duke e
cilësuar këtë rrugë me plot sfida të cilat duhet të finalizohen me një
sukses për të dy vendet të cilat synim e kanë familjen e madhe
europiane.

Grubi në anën tjetër ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilateral mes dy
vendeve si në nivel shumë të lartë dhe të njejtën gjë e ka theksuar edhe
Meta i cili gjithashtu është dakorduar se të dy vendet momentalisht nuk
kanë ndonjë çështje të kontestuar, e duke vazhduar kështu bashkëpunimi
në shumë sfera.

Koridori 8, ka qenë një nga pikat e cila është diskutuar në këtë takim,
ku dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se ky projekt është i rëndësisë së
lartë pasiqë lidh disa shtete të Ballkanit dhe do të ndikojë në
zhvillimin ekonomik të vendeve dhe do të sjellë pozitivitet për gjithë
qytetarët.

Grubi në këtë takim ka hapur edhe temën e Regjistrimit si një projekt
jetik për shqiptarët në vend dhe diasporë ndërsa bashkë me Metën kanë
bërë apel që diaspora të regjistrohet masovikisht që të dihet numri i
saktë se sa shqiptarë jetojnë në RMV.

Marketing