Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij rikthehen në seancat gjyqësore

Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski dhe të pandehurit e tjerë në lëndën “Titanik” do të ulen sot në bankën e të akuzuarve, pasi pas pushimit të gjykatës gjatë ditës duhet të vazhdojnë seancat gjyqësore.

Marketing

Seanca e fundit për lënden “Titanikun” duhej të ndodhte më 3 korrik, por u shty për shkak të mungesës së pranisë së të akuzuarës Gordana Jankulloska, e cila sipas avokates të saj Sanja Aleksiq, ajo ishtë në spital duke pritur që të lindte fëmijë.

Gjyqtari Osman Shabani me 3 korrik ka njoftuar se e akuzuara Jankullovska ka të drejtën të mos thirret për 45 ditë për t’u paraqitur në gjykatë, gjë që ka vonuar gjyqin Titanik për nesër më 16 gusht.

Në rastin “Titanik” përveç Gruevskit akuzohen edhe ish-zyrtarët si: Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Bryskoska Boškovska ,Ilija Dimovski, Munir Pepic, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen nga PSP-ja për shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe shpërdorimin e fondeve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.