Gruevski: Do t’i shfrytëzoj mundësitë ligjore për të shmangur vuajtjen e burgut

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, pas daljes nga gjykata për lëndën “Titanik” tha se ka qenë i vetëdijshëm se çfarë do të vendosin gjykatësit kundër tij dhe këtë ua ka thënë edhe avokatëve, të cilët sipas tij nuk i kanë besuar.

Marketing

“Unë ju thash se do të shihni se ashtu do të vendosin, pse? Sepse vendimet janë politike. Ata thonin se është e pamundur, kuptojmë edhe presione politike por kjo është e pamundur. Kur luftoni për të drejtat e një kombi të vogël e cila është ther në sytë e shumëkujt, duhet të dini se mund të përballeni me shumë rreziqe, padrejtësi, të ballafaqoheni me faktin se edhe juve do të ju shohin si therrë në sy. Këtë e kam ditur dhe e di”, tha Nikolla Gruevski.

Ai deklaroi se do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë ligjore që i ka në dispozicion për të shmangur vuajtjen e burgut.
“Unë do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë juridike që i kam në dispozicion dhe të cilat do të mi këshillojnë avokatët, edhe pse jam i vetëdijshëm se po jetojnë në një kohë jo normale, ku normalja është bërë jo normale, ndërsa jo normalja normale”, shtoi më tej Gruevski.

Marketing