Gruevski i diskriminuar nga Kacarska, ja kush e thotë

Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, kryetar i së cilës është Aleksandar Dashtevski i cili haptas mbështeste politikat e VMRO-DPMNE-së ka konstatuar se i dënuarit Nikolla Gruevski, ish kryeministër është i diskriminuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska. Në dokumentin  e siguruar nga ky institucion thuhet se Gruevski ka marr njoftim se i është shkelur e drejta e gjykimit të drejtë nga ana e gjykatëses Dobrilla Kacarska dhe Gjykatës Penale.

Marketing

Është konstatuar diskriminim direkt ndaj ish kryeministrit për shkak se ai ka qenë i vënë në pozitë të palakmueshme me mos sigurimin e kritereve të nevojshme për gjykim të drejtë. Gruevski është i dënuar me 2 vjet burg, për furnizimin e Mercedesit të blinduar. Aktvendimi është i plotfuqishëm, dhe ai nesër pritet të paraqitet në burgun e Shutkës.

       

Marketing