Gruevski rinovon anëtarësimin në VMRO-DPMNE

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë ekskluzive për gazetën KOHA, e cila do të publikohet në numrin e vikendit, mes tjerash ka folur edhe për ish-liderin e partisë, Nikolla Gruevski. Ai thotë se nuk komenton punën e ish-drejtuesve të partisë, duke theksuar se çdo njëri nga ata, përfshirë edhe Gruevskin, ka përparësitë dhe gabimet e tij.

Marketing

“Nuk dua të komentojë për këtë çështje shumë. Secili nga ish-kryetarët ka përparësitë dhe gabimet e tij. Jemi në fazën e para Kongresit që do të mbahet vitin e ardhshëm. Dyert e partisë tona janë të hapura për gjithsecilin, përfshirë edhe ish-kryetarin. Nikolla Gruevski është anëtarë aktiv i partisë dhe këto ditë – ai e ka rinovuar edhe kartën e tij të anëtarësisë në organet e partisë”, deklaroi Mickoski.

Mickovski në intervistë flet edhe për zemërimin e tij me BDI-në për mos arritjen e një marrëveshje koalicioni, heqjen e referencës së 20% për gjuhën shqipe, revidimin e pesë përqindëshit të rasteve që dyshohen si të montuara, duke përfshirë edhe Rastin e Kumanovës. Lidhur me dorëheqjen që ia kërkojnë disa ish-funksionarë të partisë, ai thotë se gara brenda partisë është demokratike dhe se dyert e partisë janë të hapura edhe për to. (koha.mk)