Grupi i Zjarrit” brenda BDI-së, përmes një letre që i dërguar kreut të partisë, Ali Ahmetit i kanë publikuar kërkesat e tyre. Në letrën e publikuar me gjithë nënshkrimet thuhet se në dy vitet e fundit në këtë parti nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet partiake, ndërsa vendimmarrja është bërë pronë individuale.
Në vijim ua sjellim letrën e plotë që i është dërguar mediave nga ky grup:
Duke patur parasysh gjendjen e krijuar organizative përbrenda BDl-së gjatë një periudhe dyvjeçare, jemi të detyruar të ngrejmë zërin dhe të reagojmë që atë të cilën e kemi krijuar me mish e me shpirt, pra Bashkimin Demokratik për Integrim, ta kthejmë në pozitën siç zhvillohej plot 18 vite – pra mirë të organizuar dhe mirë të strukturuar. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është thjeshtë një parti politike, por BDI është vlerë, e cila 18 vite ka ruajtur dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarëve, një familje e hapur dhe me konsultime brenda për brenda, pa privilegje individuale, me organe statutare dhe me rritje të vazhdueshme të trupit elektoral. Si të tillë duhet patjetër ta kthejmë aty ku e ka vendin.
Ne konstatojmë:
-Në BDI gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake!
-Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuaie!
-Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake!
-Zgjedhjet kadrovike janë shndërruar në privilegj të individit Artan Grubi!
-Nuk ka Llogaridhënie për punën e Qeverisë dhe programin politik për gati dy vite!
-Për shkak të mosfunksionimit të jetës organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, ne konstatojmë se ka rënie të mbështetjes për partinë(Zgjedhjet e fundit në Tetovë)!
-Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve!
– Koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovik tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-së, ka shkaktuar revoltë tek anëtarësia më meritore për fitoret e BDI-së në të kaluarën.
Pikërisht për këto arsye kërkojmë:
-Debat politik brenda partisë për tejkalimin e kësaj situate;
-Përgjegjësi dhe llogaridhënie nga mbajtësit e pushtetit ekzekutiv;
-Apelojmë që të ndërpritet “lufta” politike brenda llojit;
-I bëjmë thirrje anëtarësisë dhe strukturave partiake që të angazhohen në evitimin dhe tejkalimin e këtyre dukurive dhe të kësaj situate;
-Kërkojmë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzojë autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak.