Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht se kanë vazhduar bashkëpunimin me Pep Guardiolan. Trajneri spanjoll ka vazhduar kontratën deri në vitin 2025 me kampionin në fuqi me Ligën Premier.

Marketing

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë se Pep Guardiola ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre. “Marrëveshja e tij e fundit do të thotë se ai do të qëndrojë në Etihad deri në verën e vitit 2025”.

“Koha e Guardiolës në City është e ngarkuar me sukses. Ai deri më tani ka fituar 11 trofe të mëdhenj, duke përfshirë katër nga pesë titujt e fundit të Ligës Premier”.

“Në të gjitha garat, ai ka fituar 271 nga 374 ndeshjet që ka drejtuar, duke i dhënë atij një përqindje të jashtëzakonshme fitoresh prej 72.4 për qind. City ka shënuar 921 gola gjatë asaj periudhe, me një mesatare prej 2.46 gola për lojë”.

“Në të vërtetë, 374 ndeshjet e tij në krye do të thotë se është i dyti vetëm pas Les McDoëall – i cili menaxhoi 587 nga 1950 – 1963 – në listën e Cityt të trajnerëve më jetëgjatë”, vazhdon komunikata e tyre.