Guvernatorja dhe ministri i financave për vizitë në Bruksel

Ministri i financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore të RM-së, Anita Angellovska – Bezhoska janë për vizitë pune në Bruksel.

Marketing

Siç njoftuan nga Ministria e Financave, vizita e Tevdovskit dhe Angellovska-Bezhovskës është në korniza të Dialogut ekonomiko-financiar mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimore dhe Turqisë.

Në takim do të prezantohen vlerësimet të vendeve në përmbushje të orientimeve të BE-së në Programin për reforma ekonomike.

Në korniza të vizitës ministri i financave do të takohet me euro-komesarin për çështje ekonomike dhe financiare, tatime dhe dogana, Pjer Moskoviçi. Qëllimi i takimit me të është të intensifikohet bashkëpunimi me BE në të gjitha fushat.