Haaland nuk vazhdon kontratën me Dortmund

Sulmuesi Erling Braut Haaland nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me skuadrën e tij, Borussia Dortmund.

Marketing

Norvegjezi ka impresionuar gjithë botën e futbollit me numrat e tij, ndërsa Dortmund ditë më parë deklaruan se do të luftojnë për ta mbajtur atë në skuadër.

Megjithatë, duket se ish-sulmuesi i Salzburg është gati për një eksperiencë të re, me klube gjigante si Real Madrid, Manchester City e PSG të interesuara për shërbimet e tij.