Hahn: BE se ka ulur çmimin, ballkanasit nuk mund të hanë dreka falas nga ne

Në një intervistë për “Talking Europe” në televizionin francez “France 24”, eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Nuk flasim për ulje çmimi, tha ai, por këto vende duhen nxitur e asistuar, pas i “një drekë nuk jepet falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”.

“E para, kemi publikuar strategjinë tonë në shkurt duke treguar çdo vendi perspektivën, për të gjithë procesin, dhe jo vetëm negociatat, është e bazuar në meritë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi, por është në interesin tonë ti nxisim e ndihmojmë, asistojmë por nuk është një drekë falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”, është shprehur Hahn, transmeton tch.

Ai tha se sot vendet e Ballkanit Perëndimor rrethohen nga vendet anëtare të BE dhe nëse një ditë do të bëhen dhe ato anëtare do të ishte një farë konsolidimi.

Marketing