Hakerat bllokojnë Moskën, qindra taksi shkojnë në të njëjtën adresë

Një aplikacion i taksive është hakuar në Moskë të enjten, duke dërguar me qindra automjete në të njëjtën adresë në qendër të kryeqytetit rus, duke shkaktuar bllokime të mëdha të trafikut.

Marketing

Yandex Taxi, një aplikacion rus që lejon qytetarët të porosisin, u hakua të enjten, ndërsa rasti u konfirmua edhe nga policia në një deklaratë të mëvonshme.

“Mëngjesin e 1 shtatorit, “Yandex Taxi” u sulmua nga hakerat që tentuan të ndërprisnin shërbimin. Disa shoferë morën porosi për të shkuar në të njëjtin vend”, tha kompania e taksive në një deklaratë.

Këto porosi bënë që shoferët të mbesin deri në 40 minuta në trafik në qendër të Moskës.

Marketing