Halil Ferati i ASH-së, dorëhiqet nga posti kryetar i Këshillit të Çashkës

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çashkës, Halil Ferati i cili është edhe këshilltarë nga ASH, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryesues i këshillit. Ferati thotë se dorëheqja e tij vjen pas mos funksionimit dhe mos përfilljes së kërkesave të tijë nga ana e këshillit, përcjell TV21.

Marketing

Ferati ka përmendur si arsye edhe mos zgjidhjen e problemit shekullorë të arsimit dhe mohimin e të drejtës për të mësuar në gjuhën shqipe nxënësve shqiptarë, problem për të cilin ka raportuar edhe TV21.

Postimi i plotë i Feratit, i pa përpunuar:

”Të dashur miq shokë dhe ju dashamirës me datë: 27.01.2020 dorëzova dorëheqjen time nga posti i Kryetarit të Keshillit komunal Çashkë si shenjë e mos fuksionimit adekuat dhe mos perfilljes ndaj shumë kerkesave të mia. Dorëheqja ime nga posti i Kryetarit të Keshillit komunal Çashkë vjen si pasojë e mos zgjedhjës se problemit shekullor ne proçesin arsimor ,mos realizimi dhe zvarritja e shumë punëve nga une është dhene maksimum por në demokraci vlen parimi I shumicës apsolute por per fat të keq ato numra dhe ajo forcë është zbehur te unë nga miqt e mi dhe shumë udhëheqës te mos guximit per te zgjeëdhur këto probleme. Tash keshilli Komunal eshte pa kryetar keshilli por ju informoj edhe pse jam I vetem ndaj subjekteve poletike po ndoshta jam vendimarres per zgjedhjen e kryetari te RI per subjektet poletike VMRO DHE LSDM,per mua janë te njejtë më goje shum më vepra askund dhe mbeshtetjen time nuk do ta kenë deri ne ato mometë qe dalin publikisht per zdhedhjen e problemeve ti cila Jane ne dobi të qytetarve. Dhe ju miq shokë dashamires të cilet ndoshta jane hidhëruar nga vendimi im unë u pata thënë se kurrën e kurrës hipotek e pales tjeter nuk bëhëm dhe asnjëherë nuk me intresojnë privilegjet personale sikur te me kishin intresuar sot edhe neser do isha vegel e pales tjeter si perfunduan shum të tjer dhe nuk mundshe të Jem në pozicion vetëm për nëshkruar akte juridike dhe proçes verbale. Une do vazhdoj si opozit do jap maksimumin ne te gjitha propozimet te cilat jane te dobishem per vedbanimet tona. Unë nuk hyra në politikë për tu bërë i pasur,por as edhe për benifite personale. Dhe postet per mua nuk jane të lakmueshme kur nuk jam vendimarres. Por hyra sado sendet elemtare qe na takojne te jene prezente në vendbanimet tona. Dhe nuk jam hipotek e askujt,ku do”ka shkruar Ferati.