Komisari evropian për zgjerim Johanes Han ia uroi fitoren presidenti të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit.
“Urime deri te Stevo Pemdarovski për zgjedhjen e tij për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me padurim pres bashkëpunim të vazhdueshëm për agjendën e BE-së në kontekst të konkluzioneve të vitit kaluar të Këshillit të cilat e hapën rrugën drejt fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor”, ka shkruar Hani.
Hani shtoi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të vendit, konform aspiratave të popullit.