Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, për siç thotë vendimin për heqjen e barrierave ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia.
Haradinaj shkruan se në rrjetin social Facebook se mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon.
“Mashtrimi vazhdon. Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se përveç që nuk është vendosur reciprociteti, kjo qeveri i shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping.
“Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.