Vajza nga Kukësi merr vëmendje shkaku i ngjashmërisë me Presidenten Vjosa Osmani

Një vajzë nga Shqipëria ka marrë vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetin social “TikTok”, e së fundmi ajo është komentuar mjaft shumë edhe për pamjen e saj, për të cilën u tha se ka ngjashmëri të madhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Marketing

“Beby_ot”, është emri që ajo ka vendosur në llogarinë e saj në “TikTok”, e ku në vazhdimësi ndan video atraktive me ndjekësit e saj.

Shqiptarja nga Kukësi e ndjekur nga 31 mijë persona, së fundmi ka publikuar një video ku ka thënë se ka ngjashmëri me presidenten Osmani, pasi që ka flokët kaçurrela e po ashtu edhe mollëzat.

“Të gjithë në komentet e videos së fundit më keni thënë që ngjajë me Vjosa Osmanin, besoj që ngjajë nga mollëzat dhe flokët”, thotë ajo në videon e fundit të shpërndarë.

Rrjeti social “TikTok”, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga përdoruesit e saj, e sipas të dhënave ky aplikacion numëron më shumë se një miliard përdorues. Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë gjatë karantinës në vitin 2020.

https://www.tiktok.com/foryou?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.kosovarja-ks.com%2F&referer_video_id=6980710071160278278&refer=embed&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&item_id=6980710071160278278#/@beby__ot/video/6980710071160278278

Marketing