Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar në Televizionin Klan në Shqipëri.
Gjatë emisionit ai ka shfaqur talentin e tij prej këngëtari, derisa ia ka thënë këngës “Xhamadani vija-vija”, “O moj Kosovë o moj bukuroshe”, e kështu me radhë, transmeton Indeksonline.
Haradinaj u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve por edhe të prezantueses Alketa Vejsiu.
Gjatë emisionit u shfaq një foto e kryeministrit Haradinaj me kryeministrin Edi Rama, ku të dy kanë bashkuar duart mbi flamurin Kuq e Zi, gjatë një mbledhje të përbashkët mes qeverive, transmeton Indeksonline.
“Jam shok shumë i mirë me Edin, por edhe jam shok i mirë me udhëheqësit e tjerë në Shqipëri”, është përgjigjur Haradinaj.
Haradinaj ia krisë këngës “Xhamadani vija-vija sa e madhe është Shqipëria”
Publiée par Inspirimi sur Lundi 22 avril 2019