Haradinaj pajton familjet e ish-zyrtarëve të PDK’së që u vranë në Pejë në prag të zgjedhjeve lokale

Familjet e dy ish-zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Pejë, që u vranë në muajin shtator të vitit të kaluar, janë pajtuar, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj kishin mbetur të vdekur pas një incidenti me armë zjarri, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt.

Ademaj ishte kandidat i PDK-së për Pejën për zgjedhjet e 17 tetorit, ndërkohë Blerand Kadrijaj ishte ish-kandidat i PDK-së për Deçan.

Pajtimin e familjeve Ademaj dhe Kadrijaj e ka ndërmjetësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe e ka postuar një video nga kjo ngjarje në profilin e tij në Facebook.

Më poshtë keni videon.

Marketing