
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me zëvendëskryeministrin e pare të RMV-së, Artan Grubi, i bëri thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohet në këtë proces.
“Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e kam fjalën për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje. Ne duhet të jemi bashkë, të përkrahim dhe të ndihmojmë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kudo qofshin ata, qoftë edhe në diasporë. Sepse me këtë proces, ata do të ndihmojnë veten, do t’i ndihmojnë familjet e tyre, do ta ndihmojnë atdheun e tyre si dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj.