Haris Fakic dhe Shkumbin Qormemeti te Renova?!

Fati i Renovës mbetet i padefinuar për sezonin e ri.Pas disa tentimeve me disa sponsor nga Austria, që ishin shpresa e vetme për ta mbajtur në elitë këtë sezon skuadrën tetovare, si duket së fundmi ka dalur në skenë edhe një opsion tjetër.

Marketing

Është dyshja e menaxherëve të futbollit, Haris Fakic – Shkumbin Qormemeti. Sipas informacioneve që po qarkullojnë dhe që nuk kanë marrë ende një konfirmim, thuhet se Fakic së bashku me Qormemetin do të marrin udhëheqjen e Renovës.Gjithsesi, nga palët ende nuk ka ndonjë konfirmim, ndërsa pritet të vendoset ditëve në vijim se çfarë do të ndodh me Renovën.