Heiko Maas:Bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë do të nisin vitin e ardhshëm

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka konfirmuar se bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë do të nisin vitin e ardhshëm.

Marketing

“Bashkimi Europian këtë javë ka marrë një vendim të rëndësishëm: Duke filluar nga viti 2019 mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne jemi angazhuar shumë për këtë sinjal të fortë dhe udhërrëfyes, përmes të cilit vlerësohen arritjet e reformave në vitet e fundit”.

Kryediplomati gjerman thekson për Deutsche Welle se kompromisi në Bruksel ishte i vështirë. Por i bën thirrje politikanëve në Tiranë dhe Shkup, që suksesin ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me proceset reformuese. Maas garanton edhe mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces, raporton TvKlan.

Pavarësisht skepticizmit të treguar në fillim, Franca, Holanda dhe Danimarka mbështetën raportin përfundimtar të Këshillit Europian për procesin zgjerimit. Në raport vlerësohej progresi i Shqipërisë me reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu i bëhej thirrje vendit tonë të përmbushte me sukses procesin e vetting-ut, për konsolidimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Marketing