Helmohen 9 pushues nga Kosova në Shëngjin

Nëntë pushues nga Kosova janë helmuar nga një material kimik në një hotel në Shëngjin.

Marketing

Kreu i Lezhës, Pjerin Ndreu ka konfirmuar për televizionin kombëtar të Kosovës se helmimi ka ardhur nga dezinfektimi me një material kimik”, teksa shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm.

Ndreu ka bërë të ditur se janë 9 persona janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën mjekësore.

Nga policia nuk ka ende një reagim zyrtar.