Hetimi për spitalin modular në Tetovë, Mariçiq: Na duhen gjermanët, ne s’kemi përvojë

Ekspertët gjermanë do të jenë pjesë e ekipit të hetimeve në spitalin modular në Tetovë, pasi që ne si shtet nuk kemi përvojë me tragjedi të tilla dhe zjarre si të atij ndodhi në Spitalin modular në Tetovë.

Marketing

Kështu u shpreh ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, sipas të cilit ekipet gjermane do të ndihmojnë që më shpejt që të zbulohen të gjitha faktet rreth shpërthimit të zjarrit.

“Është normale që përkundër të gjitha përpjekjeve të institucioneve tona që veç më janë në terren dhe punuan që nga nata e parë me ekipet e MPB-së edhe ato të Prokurorisë Publike është normale të kërkojmë ndihmë edhe nga institucione kredibile me qëllim që të zbardhen të gjitha rrethanat, që të mos ketë asnjë lloj spekulimi rreth vetë ngjarjes… Kështu që presim këto ditë të arrijnë hetuesit gjermanë që menjëherë do të kyçen në hetim dhe do të ndihmojnë që shpejtë dhe në mënyrë efikase dhe kredibile të zbulohen të gjitha faktet sepse ajo për momentin është më me rëndësi edhe për sistemin tonë edhe për qytetarët por dhe për viktimat dhe familjarët e tyre.”,- deklaroi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Përfaqësues të policisë kriminalistike federale të Gjermanisë së bashku me prokurorët e vendit do të duhet të bëjnë hetimin për shkaktimin e zjarrit në Spitalin modular në Tetovë ,ku humbën jetën 14 persona ndërsa mbetën të lënduar 12.

Në ndërkohë prokurorë nga Shkupi dhe Tetova kanë urdhëruar një sërë ekspertizash për të konstatuar nëse ka pasur lëshime nga ana e personave përgjegjës për ndërtimin e objektit modular si dhe për të gjetur shkaqet e shpërthimit të zjarrit.